Dimitrov: Propozimi francez nuk na dërgon drejt anëtarësimit në BE

Shkup, 20 qershor – Propozimi francez nuk ka dërgon drejtë anëtarësimit në BE. Ne duam të fillojmë negociatat apo duam t’i përfundojmë negociatat dhe të hyjmë në anëtarësim, për atë që na dërgon me një rrugë të ngushtë që është jashtëzakonisht e komplikuar, dhe e rënduar me kërkesat e Bullgarisë, me çka krijohen precedenca dhe për shtetet tjera kandidate që pasojnë pas nesh, vlerëson ish-zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe ish-shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Ai në deklaratë për media para diskutim panelit të organizuar nga Instituti për demokraci (IDSCD) dhe Instituti për politika evropiane (EPI) me rastin e prezantimit të dokumentit “Vetoja bullgare ndaj eurointegrimeve maqedone: Çfarë molle mund të kafshojë Maqedonia?”, vlerësoi se propozimi francez ecën nën pozicionet tona dhe linjat e kuqe, dhe vendosen çështje bilaterale në kornizën negociuese. Dimitrov shton se ky koncesion është bërë shumë lehtë, pa kërkuar aspak nga Bullgaria të heq deklaratën unilaterale nga gjuha maqedonase, ndërsa përgjegjësinë për këtë e hedh tek Qeveria.

I pyetur nga gazetarët për punën e tij si ish-zëvendëskryeministri, dhe a ndjen ai përgjegjësi, Dimitrov theksoi se angazhimi i tij shihet në propozimet që vijnë në bisedat për tejkalimin e kontestit me Sofjen derisa ai ishte shef i diplomacisë, në fakt zëvendëskryeministër.

“Propozimet nuk vijnë nga qielli, propozimet dikush duhet t’i përpunoj. Siç ishte propozimi gjerman, siç ishte ai portugez, dhe si për gjashtë muaj nga java e parë kur rra nota jonë në OKB, si erdhëm deri te kjo gjendje”, tha Dimitrov.