Dimitrov: Problemi qëndron te ne, le të votojmë për ndryshime kushtetuese !

Shkup, 30 janar – Ish ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov, në një emision në TV Telma, ka folur për ngjarjet e fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ai tha se problemi qëndron tek ne në Maqedoni dhe duhet ta zgjidhim atë problem, informon Zhurnal.

“Të pastrojmë çështjen se nuk ka dy Bullgari. Politika bullgare për Maqedoninë është një dhe ka konsensus për këtë çështje. Problemi është tek ne në shtëpi. Nëse vazhdojmë kështu të nënçmohemi do të vijë koha kur çdo mëngjes kur të zgjohemi do t’i kërkojmë falje Sofjes për çdo rast, të mos na ndodhë diçka. Të votojmë për ndryshim të Kushtetutës dhe hyrjes së bullgarëve në Kushtetutë, por kjo të hyjë në fuqi në ditën kur Maqedonia e Veriut do të bëhet zyrtarisht pjesë e BE-së. Kështu edhe Sofja do të ketë motiv të na mbështesë në rrugën evropiane. Ata në vend se miqë, neve na bënë armiq. Neve na duhet mbështetje nga Parisi dhe Berlini, ata të garantojnë ekzistimin e gjuhës maqedonase”, thotë Dimitrov.

Ndryshe Dimitrov së fundmi ka qenë koxha kritikues ndaj politikave të pushtetit, edhe pse më parë ishte pjesë e saj./Zhurnal.mk