Dimitrov: Duhet të brengosemi nëse eskalon situata në Ukrainë, Bota është e vogël…

Shkup, 23 shkurt – Ish ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka folur rreth eskalimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe sa e njejta mund të ndikojë në Maqedoni, transmeton Zhurnal.

Ai shprehet se bota është shumë e vogël dhe gjendja mund të përkeqësohet.

“Edhe ne edhe popujt tjerë evropiane harojmë sa është e vogël bota, eskalimi eventual mund ët ndikojë në jetët tona. Problemi është i ri, por tendenca është e re që të keqësohet gjendja. Pjesa më e madhe e Donjeckut dhe Lugansit ende kontrollohet nga Ukraina. Kishim kumtesë zyrtare të Bidenit se pret luftë ditëve në vijim. Tani kemi një nivel tjetër të sanksioneve kundër Rusisë. Putini e quajti Ukrainën një krijesë artificiale dhe tha se po bëhet gjenocid mbi popullin rus në këto rajone. Dje Kievi paralajmëroi se po e aktivizon fuqinë rezervë. Dy shtetet janë të mëdha dhe duhet të brengoseni, nuk dihet çfarë do të ndodhë. Nëse ushtria ruse do të qëndrojë në teritoret e kontrolluara apo do të niset drejt Kievit. Sanksionet do të kenë ndikim, mendoj se është elemtnt i rëndësishëm dhe kriza energjetike. Bota ka ngecur, çmimet po rriten në mënyrë ekstreme”, thotë Dimitrov.