Dimitrieska Koçovska: Maqedonia mund ta shfrytëzojë situatën aktuale me doganat dhe të fillojë të eksportojë direkt në SHBA

Shkup, 14 prill – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçovska pritet të ketë takim me kolegët amerikanë gjatë qëndrimit të saj në takimet e rregullta të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington javën e ardhshme në të cilën siç tha sot do të diskutohet edhe për doganat. Ajo përmendi edhe një herë se vendi nuk ka ndonjë efekt të madh negativ nga ky vendim i SHBA-së, por është prekur në mënyrë indirekte, përmes shkëmbimit me BE-në.
Sipas Dimitrieska Koçovskës, duke pasur parasysh komunikimin e mirë të kryeministrit Hristijan Mickoski me përfaqësues të lartë nga Uashingtoni, vendi mund ta shohë situatën aktuale si një mundësi dhe të fillojë të eksportojë drejtpërdrejt në SHBA.
“Pres të kemi takime në Ministrinë e Financave në SHBA ku do të përpiqemi të diskutojmë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë si ndryshim i drejtpërdrejtë, por të njëjtën gjë e kam thënë disa herë, ne nuk kemi ndonjë efekt të madh negativ apo implikim nga shkëmbimi i drejtpërdrejtë me SHBA-në. Tek ne, problemet lindin si pasojë e shkëmbimeve që kemi me BE-në, ndërsa BE-ja me SHBA-në. Domethënë, në këtë drejtim, ne duhet të monitorojmë se çfarë ndodh në BE. Para dy ditësh u ktheva nga Forumi ekonomik në Greqi ku kishte mbi 400 panelistë dhe nuk kishte pothuajse asnjë panel që nuk diskutonte zhvillimet në SHBA. Mendoj se edhe atje gjërat do të ndryshojnë pak. E shihni vetë se ka pasur ulje të doganave. Një tarifë doganore dhjetë për qind është diçka që qytetarët e SHBA-së mund ta pranojnë, por gjithashtu që të gjithë në zinxhirin ose lidhshmërinë duhet të marrin pak nga ai shpenzim. Kjo gjendje tani është krejtësisht ndryshe dhe pres që ky 10 për qind të tejkalohet, ndoshta do të mund ta përfitojmë si shtet, sepse këtë e shoh si një mundësi për ne, sepse kryeministri ka komunikim shumë të mirë me zyrtarë të lartë nga Uashingtoni. Pres që do ta shfrytëzojmë në avantazhin tonë, pas çka të mos fillojmë të eksportojmë direkt në SHBA”, theksoi ministrja.