Digjitalizimi nevojë e patjetërsueshme për vendet që synojnë progres!

Shkup, 11 shtator – Duke parë trendin e ri nga po ecin zhvillimet e fundit çështja e digjitalizimit nuk është ë vetëm dëshirë por nevojë imediate për një vend që synon progresin dhe ecjen graduale e në vazhdimësi me vendet e zhvilluara. Vitin e kaluar u proklamua ideja e themelimit të Agjencisë për mbrojtje nga sulmet kibernetike gjë që ishte e patjetërsueshme pasi për çdo javë kishte alarme të rrejshme e kjo me automatizëm rriste nivelin e pasigurisë në vend. Por, sot ideja e formimit të Agjencisë së Digjitalizimit u zëvendësua me formimin e Ministrisë së Digjitalizimit. A është më mirë apo më keq mbetet të gjykohet pasi të fillohet me punë, por megjithatë ka qenë nevojë e mirë që është vepruar në këtë drejtim, shkruan Zhurnal.

Koha e transformimit digjital –

Transformimi digjital është domosdoshmëri. Sipas profesorit Marjan Gushev është mëse e nevojshme që institucionet të marrin masa urgjente për zbatimin e digjitalizimit sidomos sa i përket shërbimeve ndaj qytetarëve. Eksperti i informatikës në një intervistë për Alsat gjithashtu thekson se vendi duhet t’i kushtojë rëndësi edhe mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

„Transformimi digjital si një nga gjërat që janë në botën elektronike nuk nënkupton vetëm dhënien e zgjidhjes teknologjike, teknike apo informatike. Shumëkush mendon që të bëjë softuer, ka serverë dhe ja këtu është. Në këtë kontekst edhe shërbimet që i japin ministritë e sotme, shërbimet ndaj qytetarëve, bizneset etj nuk do të thotë që vetëm të kemi zgjidhje teknike. Qeveria e ka patjetër të ndërmerr hapa të fortë dhe qëndrim të fortë që të gjithë ta zbatojnë të njëjtën. Nëse disa ministri apo ndonjë agjenci ose ndërmarrje publike nëse dikush nga to nuk e zbaton, kjo nënkupton se edhe në ciklin e plotë që gjendet në përpunimin e të dhënave në fakt nuk mund të realizohet dhe këtu hasim probleme thelbësore, ka theksuar profesori Gushev.

Çfarë në të vërtetë është trasformimi digjital?

Shumë qytetarë por edhe ushtrues të funksionëve publike pretendojnë se e kanë të qartë çfarë në të vërtetë paraqet trasformimi digjital. Prandaj, duke qenë të sigurt në një gjë jo të saktë krijohet përshtypja që jemi në proces të transformimit digjital. Madje, disa mund të mendojnë që e kemi përfunduar këtë proces me sukses. Por, çfarë në të vërtetë paraqet trasnformimi digjital qartë dhe shkurt e ka shpjeguar profesori Gushev në intervistën e tij për Alsat.

„Shumë është me rëndësi të kuptohet çfarë është transformim digjital. Madje, edhe kompani të mëdha të llojit si Telekomi apo operatorë celular në Maqedoni, madje edhe bankat që duhet të mbështesin, nuk e kuptojnë procesin në tërësi. Unë jam dëshmitar se të gjithë operatorët telefonik p.sh EVN thotë se kemi shërbim të plotë elektronike, çfarë do të thotë kjo? Ata na dërgojnë faturën si dokument PDF, ne duhet t’i shënojmë të dhënat e njëjtë në bankë që të mund të paguajmë. Jo. Ky s’është transformim digjital, kjo është shndërrim i dokumenteve të rregullta në PDF si fotografi. Përkundrazi, transformimi digjital do të thotë, të gjitha të dhënat të mund të lëvizin mes palëve pa i shënuar apo pa i rinovuar. Ja një shembull me faturën, të gjitha kompanitë thonë se kemi faturë elektronike, dokumenti PDF dhe fatura e skanuar nuk është faturë elektronike, është thjesht dokument i skanuar, nuk është në letër, por është në mënyrë elektronike. Ky s’është transformim digjital. Për shembull, transformim digjital do të jetë nëse në atë faturë elektronike të ketë kod QR dhe vijmë me telefonin tonë celular, e skanojmë kodin QR dhe në bankë duhet ta vendosim PIN kodin se duhet të paguhet e jo të shënojmë të dhëna, kush jemi e kështu me radhë. Shpresoj se edhe Ministri e ka kuptuar saktësisht se çfarë është transformimi digjital dhe do të përpiqet ta arrijë atë plotësisht siç duhet, ka sqaruar profesori Gushev.

Viti që lamë pas karakterizohej për rajonin si vit i kërcënimeve të shpeshta e të shumta për bomba, edhe pse të gjitha deri më tani për fat të mirë ishin alarme të rrejshme. Alarmet e rrejshme për shpërthimin e bombave ishin prezentë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, po ashtu alarme të tilla ka pasur edhe në Kroaci.

Kjo nënkupton që cak i sulmeve të tilla është i përfshirë i tërë rajoni dhe jo vetëm një shtet, në këtë mënyrë kërcënohet siguria në këtë rajon. Në Maqedoninë e Veriut alarmet e tilla ishin bërë pothuajse përditshmëri e zakonshme, që nuk kishte javë që nuk dëgjoheshin alarme të tilla në lokacione të ndryshme, caqe kryesore qendrat tregtare, qendra e qytetit, shkolla, e vende të tjera që kryesisht janë të frekuentuara me qytetarë.

Dhe, nga kjo situatë nxënësit ishin ato që dëmtoheshin më së shumti, sepse në të njëjtën kohë edhe ishin të rrezikuar edhe humbnin mësimin. Përpos kësaj, kur kemi të bëjmë me kërcënim rutinor kjo shkakton edhe presion dhe ngarkesë psikike. Por, e gjithë kjo dramë pse nuk po përfundonte në kohë më të shpejt, sepse ishte paaftësia e shtetit në shprehje që të zbuloheshin këta autorë që përgatisin këto alarme të rrejshme, që ende edhe sot e kësaj dite nuk dihet nga vinin këto alarme. /Zhurnal.mk