Digjitalizimi i komunave do të realizohet në tre nivele
Shkup, 8 shkurt – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale planifikon që procesi i digjitalizimit të komunave në shtet të zhvillohet në tre nivele duke e pasur parasysh shkallën e ndryshme të zhvillimit të tyre. Sipas ministrit Goran Milevski, nevojitet që ky proces të unifikohet dhe ai të realizohet së bashku me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës si kompetente për digjitalizim.
“Ne si Ministri me UNDP-në jemi në përpunim të projektit, aktualisht skenojmë çdo komunë deri tek i cili nivel me digjitalizim që të dimë ku janë problemet, pengesat dhe në cilin nivel është ndryshe çdo komunë. Për më tepër, me Delegacionin e BE-së në kuadër të projektit “BE-ja për komunat” kemi siguruar mjete financiare për digjitalizim të plotë të Tetovës, diku rreth 700.000 euro. Qëllimi i kësaj punëtorie dhe nga të gjitha aktivitetet është që të definojmë dhe të kemi një platformë kombëtare përmes të cilët do të zhvillohen të gjitha komunat gjatë digjitalizimit që të mos ketë mënyrë tjera të digjitalizimit”, tha Milevski në promovimin e sotëm të doracakut “Transformimi digjital drejt e-komunave”.
Drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq deklaroi se ata maksimalisht punojnë në digjitalizimin e komunave, gjegjësisht në digjitalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Duke folur për doracakun “Transformimi digjital ndaj e-komunave”, komunikologu Bojan Kordalov tha se transformimi digjital nuk është vetëm një term, por është përparësi për qytetarët, kompanitë, organizatat, para së gjithash kursim të kohës, parave dhe mundësive.
“Në vend që të bisedojmë për atë se cila parti do të jetë më e madhe në komunat ose në qeveri mendoj se duhet të bisedojmë se cilat janë prioritetet e qytetarëve në vetë qeverisjen lokale. Nëse i vendosim kështu punët, prioritetet janë që të mos pritet në sportele, të mos ketë turma, prioritet është që të kursehen para dhe kohë dhe thjeshtë shërbimet të jenë shumë më të qasshme për çdo qytetar dhe qytetare”, deklaroi Kordalov, duke shtuar se vetëm me shërbime të mira publike dhe vetëm me servise të mira që i ofrojnë komunat mund të kthehet besimi në institucione.