Digjitalizimi i DAP, Llukarevska dhe Selami takohen me përfaqësues të SHBA-së
Shkup, 18 tetor – Zëvendës drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Abdulselam Selami dhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska kanë takuar përfaqësues të Ministrisë së Financave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëpërmes një shkrimi në “Facebook”, Selami ka thënë se në takim është biseduar për reformat në DAP në lidhje me digjitalizimin dhe modernizimin, si dhe për mundësitë teknike dhe profesionale që Ministria e Financave të SHBA mund ti ofrojë DAP-it.
“Bashkë me drejtoreshën Llukarevska dhe mysafirët biseduam për reformat në DAP në lidhje me digjitalizimin dhe modernizimin, si dhe për mundësitë teknike dhe profesionale që Ministria e Financave të SHBA mund ti ofrojë Drejtorise së te Ardhurave Publike. Përfaqësuesit e Ministrisë do të qëndrojnë edhe në orët në vazhdim per tu takuar dhe biseduar me përfaqësuesit e Sektoreve në kuadër të DAP dhe për ti konkretizuar pikat e përkrahjes që do të kemi në periudhën që vijon”, njofton Selami.