Digjet vetura e Petre Shilegovit, nga zjarri kaplohen edhe 3 vetura tjera (Video)

Shkup, 9 mars – Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:20 është djegur vetura “Audi” e ish kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Veturën më parë e kishte parkuar bashkëshortja e tij Jasmina, ndërsa është e regjistruar në emër të qendrës edukative Junior. Nga zjarri janë kapluar edhe tre vetura nga pronari i njejtë, informon Zhurnal.

“Më 09.03.2022 në ora 03:20 është denoncuar se në rrugën “Petre Piruze” në Shkup është shkaktuar zjarr në një veturë Audi me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik, e parkuar nga J.SH. Nga zjarri janë kapluar edhe vetura tjera Passat, MAtiz dhe Nissan me targa të Shkupit, të gjitha në pronësi të D.M (53)”, njoftuan nga policia.

Po punohet në zbardhje të rastit.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/sitelmk/videos/685908589495285/