Digjet një shtëpi në Shkup, zjarri është shuar

Shkup, 13 shkurt – Një shtëpi në rr. “1737” në afërsi të Rrugës së avokatëve në Shkup është djegur nga zjarri që ka shpërthyer mbrëmë. Zjarri është paraqitur në ora 03:20 dhe kanë kanë ndërhyrë 13 zjarrfikës me gjashtë automjete.

Komandanti i Brigadës territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski, për MIA-n tha se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 350 metra katrorë dhe ka qenë në flakë në të gjithë objektin kur zjarrfikësit kanë ardhur për ta shuar atë.

Pronarët e shtëpisë së djegur e kanë dhënë me qira dhe në të funksionojnë një shtypshkronjë dhe zyra për avokatë. Ata ishin në vendin e zjarrit dhe dyshojnë se zjarri është vënë për shkak se edhe shtëpia fqinje është djegur në shtator, siç thonë ata – gjithashtu të dielën.