Digjet një shtëpi në Shkup, humb jetën një 75 vjeçar

Shkup, 20 prill – Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 20.40 është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase” në Shkup ka rënë zjarr.

Zjarri është shuar, ndërsa në shtëpi është gjetur i ndjeri S.Ç.(75) nga Shkupi.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku, ndërsa kontrolli është kryer nga zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Rasti është duke u zbardhur.