Digjet fusha me bari sintetik para derbit Drita-Gjilani

Një pjesë e fushës bar sintetik në Gjilan është djegur në ditën kur pritet të zhvillohet ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit.

Sot është në orar zhvillimi i ndeshjes me Dritës dhe Gjilani në kuadër të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mirëpo drejtuesit e klubeve me të arritur në stadium ku do të zhvillohet ndeshja kanë vërejtur që një pjesën e barit i është vënë flaka.

Dëmtimet para portës janë evidente dhe shihen qarta nga fotot.

Ndeshja është paraparë që të zhvillohet pa tifozë për shkak të sigurisë.

Mbetet të shihet se a do të të arrihet të sanohet ajo pjesë ku është dëmtuar.