“Diçka e bukur po vjen”, Dafina me të tjera poza nga xhirimet e klipit të ri e rrethuar me luledielli
Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri, ka nisur xhirimet për një projekt të ri muzikor.
Siç është komentuar, ajo po vjen në një bashkëpunim me anëtarin e grupit “PINT”, Lyrical Son.
Derisa akoma nuk është konfirmuar asgjë, 32 vjeçarja ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit.
“Diçka shumë e bukur po vjen”, ka shkruar ajo krahas imazheve ku shfaqet e rrethuar me luledielli.
Komplimentet nuk munguan në pjesën e komenteve nga miqtë e fansat që mban në Instagram.
Sido që të jetë, Zeqiri nuk ka zbuluar më shumë detaje dhe presim në vazhdim për atë që do të sjellë.
E fundit e lansuar mbetet “Happy Birthday” me mbi një milion klikime për vetëm pak javë.