Dhurohen kompjuterë dhe paisje tjera për SH.F “Hasan Prishtina” në Çair

Shkup – 18 gusht – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka nënshkruan një marrëveshje me drejtorin e Institutit për Standardizimin të Republikës së Maqedonisë së Veriut Xhevat Kicara, ku në bazë të kësaj marrëveshje u dhuruan kompjuterë dhe paisje të tjera për shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
Ganiu theksoi se kjo dhuratë e bërë nga Instituti është më se e mirëseardhur duke marrë parasysh se jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Me këtë rast Ganiu faleminderoi Institutin për ndihmën e dhënë, dhe shpreson që pajisjet e reja do të shërbejnë si bazë e mirëfilltë për edukimin e nxënësve dhe në të njejtën kohë do të ndihmojë në lehtësimin e procesit të ligjërimit.