Dhjetëra të evakuuar për shkak të shpërthimit të vullkanit në ishullin japonez Kjushju
hpërthimi i vullkanit me sasi të mëdha të hedhura të tymit, hirit dhe gurëve, detyroi evakuimin e dhjetëra banorëve nga dy qytete në ishullin jugor japonez Kjushju.
Gurë të mëdhenj kanë rënë madje edhe në distancë prej 2,5 kilometra nga krateri i vullkanit Sakuragjima në pjesën jugore të prefekturës Kagoshima, rreth një mijë kilometra në jugperëndim të Tokios.
Deri sot në mëngjes shtëpitë e tyre i kanë lëshuar 33 banorë, duke kërkuar strehim në pjesët më të sigurta të zonës. Deri më tani nuk ka informacione për dëme ose të lënduar.
Krateri i vullkanit prej në mëngjes nuk mund të shihet për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit.
Xhirimet e publikuara nga transmetuesi publik japonez “En-Ha-Ka” tregojnë mjegulla ngjyrë portokalli në afërsi të kraterit dhe tym të errët me hi i cili del lartë në majën e malit.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ngriti paralajmërimin e shpërthimit në nivelin më të lartë, të pestin dhe rekomandoi evakuimin e 51 banorëve nga zona e kërcënuar. Agjencia paralajmëroi se lava, hiri dhe gazi i djegur mund të rrjedhin brenda një rrezeje prej dy kilometrash rreth vullkanit, ndërsa shkëmbinjtë vullkanikë mund të bien deri në tre kilometra larg kraterit.

