Detaje interesante në videon e PSG-së për Messin: Çaji, Topi i Artë, Neymar dhe Mbappe…

Paris Saint-Germain ka publikuar disa video për ardhjen e Leo Messit këtë të martë, ku la zbuluar shumë detaje delikate.

Tifozët e PSG -së janë mbledhur me mijëra për të parë argjentinasin, si në aeroportin e Parisit, në Spitalin Amerikan të Parisit, ashtu edhe jashtë stadiumit “Parc des Princes”.

Derisa kjo po ndodhte, klubi francez ngarkoi disa video në profilin e tij në ‘Twitter’.

E para mori mbi pesë milionë shikime brenda një ore në lidhje me nënshkrimin e tyre të ri.

Video paraqiste një fanellë me nr. 10 të ekipit kombëtar të Argjentinës, një çaj dhe dy gota, të cilin Messi dhe shumica e bashkatdhetarëve të tij e pinë, nënshkrimin i një kontrate dhe gjashtë trofe të Topit të Artë në Kullën Eifel në sfond.