Dëshmitarët pëshkruajnë tmerrin, Zelensky dënon sulmin rus në fabrikën e çelikut në Mariupol

Forcat ruse kanë filluar të sulmojnë fabrikën e çelikut që përmban vendin e fundit të rezistencës në Mariupol.

Sulmet filluan pasi evakuimet nga uzina e bombarduar panë shumë të mbijetuar ukrainas që më në fund arritën të sigurt pas disa ditëve dhe netëve të gjata të ngujuar brenda nën granatimet e vazhdueshme, përcjell Telegrafi.

Një grua tha se sulmi filloi “sapo na nxorën jashtë” nga uzina në qytetin port ukrainas.

Një tjetër foli për frikën e madhe që ndjeu kur ndërtesa ku ndodhej u godit nga një bombë.

Megjithatë, besohet se rreth 200 civilë janë ende brenda fabrikës së çelikut, tha kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko – dhe se 100,000 mbeten në Mariupol në tërësi.

Ndryshe, fabrika e epokës sovjetike ishte bërë një simbol i rezistencës dhe sfidës së Ukrainës.

Ndërsa në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se duke e sulmuar atë, forcat ruse kishin shkelur marrëveshjet për evakuime të sigurta.

Dhe ai shtoi: “… unë besoj se ka ende një shans për të shpëtuar njerëzit e tjerë”.