Deschamps për Topin e Artë: Benzema e meriton

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur në lidhje me Topin e Artë.

Kanë mbetur edhe pak javë që të mësohet fituesi i trofeut më prestigjioz individual, Topin e Artë.

Së fundmi është trajneri i Francës, që ka treguar se kush e meriton atë çmim.

Sipas francezit, Karim Benzema, e meriton të fitojë atë trofe, pasi ka fituar tituj të rëndësishëm.

“Shpresoj se do të jetë Benzema sepse e meriton, për shkak të asaj që ka bërë në këtë sezon sportiv me klubin e tij ku fitoi tituj të rëndësishëm.

Ai ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në botë për vite me radhë. Mendoj se ai është pozicionuar shumë mirë dhe do të isha shumë i lumtur për të nëse do ta kishte atë çmim. Ai tashmë ka një të tillë. E ka marrë një me Champions League. … Natyrisht është një avantazh i shtuar për ne në Kupën e Botës”, u shpreh ai.

Më 17 tetor mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit për Topin e Artë, ndërsa favorit është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.