Deri tani nuk ankesa në KSHZ as për votim as për rezultatet

Shkup, 18 tetor – Deri në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri pasdite asnjë bartës i listës së kandidatëve për zgjedhjet lokale nuk ka parashtruar ankesë për procedurën për votim dhe për procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të votimit. Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga ankesat e parashtruara për mbrojtje të së drejtës zgjedhore personale, në ditën e zgjedhjeve janë pranuar 217.

Ankesa për procedurën për votim parashtrohet në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, ndërsa ankesa për procedurën e përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve parashtrohet në afat prej 48 orëve pas shpalljes së rezultateve të para. Përfundimi i afateve, siç shpjegojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, varen nga koha kur ka përfunduar votimi në çdo komunë veç e veç.

KSHZ-ja është e detyruar në afat prej 72 orëve pas pranimit të ankesës të marrë vendim, ndërsa vendim dorëzohet në sënduk elektronik me shkresë (e-mail adresë) dhe vendimi konsiderohet i dorëzuar në një afat prej pesë orëve nga dorëzimi në sëndukun elektronik.

Kundër vendimit të KSH-së, bartësi i ankesave mund të parashtrojë ankesë deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit.

Procedimi deri te Gjykata Administrative bazohet në bazën dhe pretendimet e theksuara në kundërshtimet në të cilën është marrë vendim i shkallë së parë.