Deri tani nga Covid, janë ri-infektuar dhe kanë vdekur 13 pacientë
Shkup, 1 shkurt – Sipas informatave të raportit javor të ISHP-së, nga fillimi i pandemisë deri sot, gjithsej 6494 persona janë infektuar dy herë me korona virus, që është 2,4përqind nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend, e prej tyre 17 janë infektuar për herë të tretë.
13 persona të cilët për herë të dytë janë infektuar me Covid kanë ndëruar jetë.
Vetëm javën e kaluar nga 24 deri më 30 janari, janë paraqitur 1558 të riinfektuar apo 1/4 e numrit të përgjithshëm të riinfektimeve./Zhurnal.mk

