Deri në vitin 2028 shitja e veturave elektrike mund të arrijë në 33 për qind

Shitjet e automjeteve elektrike mund të arrijnë në 33 për qind globalisht deri në vitin 2028 dhe 54 për qind deri në vitin 2035, pasi kërkesa përshpejtohet në shumicën e tregjeve kryesore, tha të mërkurën konsulenti AlixPartners.

Vetura elektrike përbënin më pak se 8 për qind të shitjeve globale vitin e kaluar dhe më pak se 10 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022.

Për të mbështetur këtë kërkesë, prodhuesit e automjeteve dhe furnitorët tani presin të investojnë të paktën 500 miliardë euro në vetura elektrike (EV) dhe bateri nga viti 2022-2026, tha firma në konferencën e saj vjetor Global Automative Outlook. Kjo është më shumë se dyfishi i parashikimit pesëvjeçar të investimeve në EV prej 222 miliardë eurosh nga viti 2020-2024.

Sipas Mark Wakefield, bashkë-drejtues i praktikës së automobilave të firmës, këto investime më të larta “tashmë e kanë bërë të pashmangshme rritjen e EV-ve”.

Industria ende përballet me sfida ekonomike dhe të zinxhirit të furnizimit gjatë kalimit nga automjetet me motor me djegie të brendshme (ICE) në EV, shtoi Wakefield.