Deputeti ukrainas: 300 mijë njerëz në Mariupol kanë mbetur pa ujë, si pasojë e granatimeve të vazhdueshme ruse

Deputeti ukrainas Dmytro Gurin thotë se rreth 300 mijë njerëz në Mariupol, kanë mbetur pa ujë si pasojë e granatimeve të pandërprera ruse.

Deputeti me origjinë nga Mariupoli, tha se Rusia po tenton ta mbyt nga uria popullin në qytetin e rrethuar nga forcat ruse.

Ai ka theksuar se banorët e atjeshëm po jetojnë pa ujë, ngrohje dhe energji elektrike.

“Është e vështirë të shohësh sesi gjithçka është shkatërruar, duke filluar nga shkollat, universitetit dhe lagjet ku jam rritur”, tha Gurin.