Deputeti maqedonas: Tre policë dhe një ushtar kosovar janë ndalur brenda territorit të Maqedonisë

Shkup, 19 qershor – Deputeti maqedonas Dragan Kovaçki, ish eprorushtarak, ka publikuar informacion në Facebook se disa policë dhe ushtarë të uniformuar të Kosovës janë futur në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe janë mbajtur nga policia maqedonase, transmeton Zhurnal.

“Tek ne ka arritur informacion se tre policë dhe një ushtar i Kosovës janë futur në territorin tonë dhe se janë mbajtur nga policët tanë në fshatin Orman. Pyetja kryesore është se si është e mundur që pjesëtarë të forcave të huaja të uniformuara të qëndrojnë në territorin tonë pa shoqërimin e MPB-së. Spasovski le të shetitet në fushatën ‘krah për krahu’, kurse persona të huaj me uniforma le të shetiten në vendin tonë”, ka shkruar Kovaçki në rrjetet  sociale, transmeton Zhurnal.

Deri tani nuk ka ndonjë konfirmim nga MPB, as përmes kumtesës e as përmes buletinit ditor, se pjesëtarë të forcave të armatosura kosovare janë ndalu nga policia e Maqedonisë së Veriut. Kovaçki është deputet i VMRO-DPMNE-së opozitare, parti e afërt me partinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Prandaj, në mungesë të ndonjë konfirmimi zyrtar, nuk përjashtohet mundësia që ky informacion është plasuar me qëllim të arsyetimit të rrëmbimit të tre policëve kosovare nga policia serbe, duke dashut të prezantohen forcat kosovare si problematike me të gjitha vendet fqinje, shkruan  Zhurnal.