Deputeti i VMRO-DPMNE akuzon Zaevin e Ahmetin t’i kenë mundësuar biznes në Tetovë kontraversit pro-rus nga Mali i Zi

Shkup, 03 Prill, medial.mk/ – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, sot i ka vazhduar akuzat ndaj ish-kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti se para gjashtë viteve ia kanë hapur derën për biznes në komunën e Tetovës serbit kontravers e pro-Rus nga Mali i Zi, Miodrag Davidoviç – Daka.

“Në vitin 2020, vetëm një ditë pas zgjedhjes së qeverisë së re, qeveria e Zaevit dhe Ahmetit solli ndryshime në planin e zhvillimit urban në Tetovë, të cilat i mundësouan drejtpërdrejt një biznes prej mbi 200 milionë eurosh biznesmenit pro-rus Miodrag Davidović – Daka,” tha ai në një konferencë për shtyp.

“Kjo është hapësira e ish-gjigantit ShIK Jelak, e cila më pas u ble nga Miodrag Davidović Daka – përmes kompanisë Jelak Gradba. Në të njëjtën hapësirë, koalicioni i udhëhequr nga LDSM dhe BDI solli një plan të ri të detajuar urban në Tetovë vetëm një ditë pas zgjedhjes së qeverisë në vitin 2020”, tha ai për projektin i cili siç tha ai planifikonte ndërtimin e 2,000 njësive banimi.

Sipas Petrushevski, VMRO-DPMNE ka ndikuar që ky projekt të mos realizohet.

“Le të kujtojmë se nëse VMRO-DPMNE nuk do të ishte në Tetovë, për shkak të për shkak të interesave biznesore në krye të qeverisë së atëhershme të Zaevit dhe Ahmetit, në vend të ish-gjigantit SHIK Jelak do të kishte lindur një xhungël betoni me mbi 2,000 njësi banimi, mijëra metra katrorë lokale biznesi dhe qendra tregtare,” tha deputeti i VMRO-DPMNE.

Nga komuna e Tetovës sot thanë për medial.mk/ se ky projekt tashmë është ndalur.

BDI nuk është përgjegjur deri më tash në kërkesën e medial.mk/ ndaj akuzave të deputetit të VMRO-DPMNE.

Leave a Reply