Deputetët po debatojnë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për qëndrueshmëri financiare

Shkup, 12 maj – Kuvendi sot vazhdoi me punë pas mbledhjes së 71-të, për të cilën dje vonë pasdite, pas debatit dyditësh, ishte përcaktuar rendi i ditës.

Para se të fillojë debati për pikën e 13-të, Propozim-ligjin për qëndrueshmëri financiare, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në vërejtje procedurale akuzoi se Qendra për Komunikime me Publikun e LSDM-së po thotë të pavërteta se deputetët e opozitës nuk shkojnë në punë dhe se nuk punojnë.

“Prej sot do t’i nis seancat duke lexuar deputetët që nuk janë të pranishëm në sallë, edhe pse qytetarët kanë mundësi të shohin kush është këtu e kush nuk është këtu, kush punon e kush nuk punon. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë këtu dhe publikisht do t’ju informojmë për të gjitha gënjeshtrat që po i thoni”, tha Micevski, duke shtuar se ata që nuk punojnë janë deputetët e LSDM-së.

Ai potencoi se opozita do të jetë në Kuvend dhe “në mënyrë aktive do ta bllokojë çdo zgjidhje të dëmshme ligjore”.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se nuk është në kompetencë të Micevskit të tregojë se kush është i pranishëm, e kush nuk është i pranishëm në sallë.

“Rregullorja e punës ka përcaktuar procedurën, sipas së cilës deputetët të cilët janë të penguar të marrin pjesë në seancë duhet ta informojnë kryetarin e Kuvendit. Rregullorja e punës parasheh procedurë në rast se deputeti në mënyrë të pajustifikueshme nuk vjen në seanca tri herë radhazi, ekziston mundësia që në Rregullore t’i zbriten pesë për qind të pagës për çdo mungesë. Nuk mund t’i merret nga paga dhe shpenzimet e udhëtimit me vendim të plenumit. Ekziston një ligj për pagat dhe kompensimet e personave të zgjedhur dhe të emëruar, sipas të cilit paguhet paga”, tha Xhaferi.

Pas vërejtjes procedurale të Micevskit dhe përgjigjes së Xhaferit, Kuvendi vazhdoi me punë për Propozim-ligjin për qëndrueshmëri financiare, për të cilin për fjalë u paraqitën 34 deputetë të opozitës.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski tha se ky ligj e meriton flamurin evropian, për dallim të shumë zgjidhjeve të tjera ligjore.

Sipas tij, shteti ka rritje më të vogël dhe inflacion më të lartë në mesin e vendeve të rajonit.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Dime Velkovski në një përgjigje tha se ajo që ka prezantuar nga Stojanovski janë dy personat e VMRO-DPMNE-së, të cilët një gjë flasin në komisione dhe një gjë në seancë plenare dhe flasin për gjithçka, por jo për pikën e rend dite.

Ai theksoi se ndryshimet të cilat i kërkon VMRO-DPMNE në nenet 2 dhe 4 të Ligjit, janë vetëm ndryshim i fjalëve, të cilat shumica i ka pranuar.

Deputeti i partisë GROM, Lupço Prenxhov duke folur për ndryshimet në Propozim-ligjin për qëndrueshmëri financiare tha se sot çdo familje në shtet ka 4.000 denarë në muaj shpenzime më të mëdha për dallim të vitit të kaluar.

Deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska, duke e replikuar Prenxhovin tha se shporta konsumatore në vitin 2016 ishte 32.000 denarë, ndërsa paga minimale atëherë ishte 8.800 denarë.

Deputeti i Besës, Fadil Zendeli në fjalimin e tij tha se shteti po përballet me krizë në shumë aspekte.

“Ne si deputetë duhet të ndikojmë për përmirësimin e standardit të qytetarëve. Ne duhet të mendojmë se çka duhet të bëjmë. Jeta e qytetarëve për çdo ditë po bëhet më e rëndë për shkak të krizës ekonomike”, tha Zendeli.

Kryetari i Kuvendit dha një orë pauzë, pas çka deputetët do të vazhdojnë të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për Qëndrueshmëri Financiare.