Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Shkup, 3 gusht – Deputetët janë në pushim vjetor. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi zgjedhjet lokale do t’i shpall më 6 gusht, ndërsa do të mbahen në pajtim me terminin ligjor më 17 tetor të këtij viti.

Siç konfirmojnë nga Kabineti i Xhaferit dhe sipas Rregullores së Kuvendit, pushimi i deputetëve është deri në fund të gushtit. Kryetari i Kuvendit mundet edhe gjatë pushimit të konvokojë seancë të Kuvendit.

Xhaferi javën e kaluar në takim me gazetarët tha se me seancat do të vazhdojnë pas pushimit, kur do të punojnë pas seancave tjera të papërfunduara. Seanca e re do të caktohet nga mesi i shtatorit.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi pushimin do ta kalojë në Shqipërinë fqinje.