Deputetët “filluan” seancën e parë për sot me dy pauza

Shkup, 23 mars – Pas një vonese prej më shumë se një ore, Kuvendi sot e vazhdoi seancën e 47-të. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur se është tërhequr materiali për Propozim-ligjin për fshirjen e kamatës dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të personave fizikë në kushtet e KOVID-19, në procedurë të shkurtuar.

Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët në një vërejtje procedurale ka kërkuar një orë pushim. Ai ka theksuar se seanca ka filluar në ora 13:10, ndërsa është caktuar në ora 12:00 dhe ka kërkuar që të ketë një kalendar dhe të dihet se kur ka komisione plenare dhe kur komisione. Ai tha se për sot janë planifikuar gjashtë vazhdime të seancave parlamentare dhe tri komisione.

Pas kësaj, Xhaferi u pajtua që vazhdimi i seancave të ishte caktuar në ora 12 dhe theksoi se trupat punuese amë nuk i mbajnë seancat. Ai ka theksuar se sipas Rregullores kjo nuk është pengesë për punën e Kuvendit. Xhaferi bëri të ditur se kjo është vazhdimi i shtatë i seancës, ndërsa ka respektuar se Komisioni paraprakisht ka punuar nga ora 12:00 deri në ora 13:00 dhe ka pritur të japin pauzë. Xhaferi tha se janë plotësuar kushtet e punës dhe seancën e ka vazhduar.

Xhaferi i ka sugjeruar deputetit Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE që të mos largohet nga vendi i tij, ndërsa më pas lexoi pjesë nga Rregullorja e Kuvendit për të sqaruar se kur kanë të drejtë të flasin deputetët dhe kur mund të kërkohet pauzë.

Deputetët duhet ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publik privat, në procedurë të shkurtuar, ndërsa për diskutim kanë aplikuar tetë deputetë.

Deputeti Surija Rashidi ka kërkuar sërish një orë pushim në një vërejtje procedurale. Xhaferi ka ripërsëritur se kjo seancë është caktuar gati një vit më parë ndërsa ky është vazhdimi i shtatë. Xhaferi ka thënë se nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë Rregulloren dhe e ka obligim të bëjë pauzë. Ai ka paralajmëruar pauzë deri në orën 14:30, duke theksuar se deputetët po i keqpërdorin të drejtat e tyre.

Kuvendi sot do të mbajë vazhdime në gjashtë seanca, në seancat 47, 50, 54, 57, 61 dhe 64. Në vazhdim të seancës së 47-të, deputetët do të diskutojnë propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor dhe të dy në procedurë të shkurtuar.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe në Procedurën e marrëdhënies së punës në shkallë të dytë dhe Propozim-ligji për shitjen e banesave shtetërore të dhëna në shfrytëzim për punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet e inteligjencës së sigurisë,, të dyja në lexim të parë.