Deputetët e VMRO-së e presin Xhaferin me pankarta me fjalët ofenduese që përdori në Kuvend

Shkup, 25 maj – Kryekuvendari Talat Xhaferi, sot për në ora 10:00 caktoi brifing me gazetarët, lidhur me çështjet aktuale në Kuvend, përcjellë Zhurnal.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së e pritën atë me një pankartë ku shkruanin fjalët që Xhaferi i përdori ditën kur u inçizua fshehtas, duke qortuar dhe ofenduar punonjësit e Kuvendit.

“Ik atje, hej sus!”, shkruante në një pankartë. Në disa tjera më të vogla kishte dhe shprehje më të rënda ofenduese sikurse: “Të gjithë që ulen mbrapa, ua q***a nënën”, ” të gjithë nga shërbimi, konkretisht seanca, menjëherë tek unë”.

Nga opozita kërkojnë kërkimfalje dhe dorëheqje nga Xhaferi.

“Kaluan më tepër se 10 ditë, e kryetari i Kuvendit jo vetëm që nuk kërkoi falje për sjelljen e tij të pacipë ndaj të punësuarve në Kuvend, por sillet sikur të mos kishte ndodhur asgjë. E palejueshme është që njeriu i cili i pari e nënshkroi kodin etik për sjellje në Kuvend, më së rëndi ta shkelë dhe të ikë nga përgjegjësia, e së bashku me deputetët e pushtetit të përpiqen ta fshehin nën qilim këtë skandal” tha deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk