Depozitat e përgjithshme në shkurt më të mëdha për 6,1 për qind, kreditimi për 8,9 për qind
Shkup, 21 mars – Depozitat e përgjithshme në shkurt janë rritur për 6,1 për qind në bazë vjetore që ka të bëjë me depozitat e rritura dhe te sektori i korporatave dhe te amvisëritë, por me kontribut më të madh të amvisërive. Në nivel mujor vërehet rënie prej 0,4 për qind si rezultat i rënies së depozitave të sektorit të korporatave dhe rritjes mesatare të depozitave të amvisërive.
Te kreditë shënohet rritje prej 8,9 për qind në nivel vjetor si rezultat i kreditimit të rritur te të dy sektorët, por më shumë e shprehur te sektori i korporatave. Te kreditë ka rritje edhe në nivel mujor prej 0,9 për qind.
Kreditë konsumatore për personat fizikë janë rritur për 7,2 për qind në nivel vjetor, ndërsa kreditë banesore për 15,5 për qind. Ulje ka te kreditë automobilistike prej 15,6 për qind dhe te kreditë e miratuara në kartela kreditore për 5,7 për qind në nivel vjetor.

