Deponia e Gjorçe Petrovit shëndrrohet në “parajsë”, ku mbetën premtimet e Danella Arsovskës për pjesën shqiptare të Shkupit?

Shkup, 19 korrik – Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dje ka inspektuar punimet e ndërtimit të megaparkut të ri “Dame Gruev”, në komunën e Gjorçe Petrovit, i cili është në fazën përfundimtare. Nga fotografitë e postuara duket qartë se deponia e dikurshme e egër, tani është bë vend përrallor, si në “parajasë”.

“Në vendin e një prej deponive më të mëdha të egra në Shkup me sipërfaqe mbi 50.000 metra katrorë, me dëshirë, përkushtim dhe mundim, i pari nga 5 megaparqet në Shkup, megaparku “Dame Gruev” në komuna e Gjorçe Petrovit. Me realizimin e këtij projekti, i cili është pjesë e programit “Për një Shkup modern”, punojmë me qëllim të përmirësimit afatgjatë, mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit jetësor – tha kryetarja Arsovska.

Në park është finalizuar ndërtimi i parkingut për vizitorët, po vendosen pajisje urbane, po ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë, këndi i lojërave për kafshët shtëpiake, zona e fitnesit dhe këndi i lojërave gjithëpërfshirës.

Punimet i kushtohen ndërtimit dhe rregullimit të përmbajtjeve të gjelbra, moderne dhe ekologjike në qytet, të cilat janë pjesë e zgjidhjeve afatgjata për mjedis më të pastër dhe ajër më të pastër për qytetarët e qytetit të Shkupit.

Arsovska është lavdëruar me këtë projekt, që vërtet ia vlen ntë lavdërohet, por në anën tjetër nuk ka lëvizur gati asgjë në realizim të premtimeve të saj për pjesët e Shkupit të banuar me shumicë shqiptare. Bile biles, shumë qytetarët që i kemi intervistuar në Çair, Saraj e Studeniçan, si komuna të Shkupit me shumicë shqiptare, thonë se është bë më keq.

“Jo, çfar parku. Edhe parqet që ishin në Çair janë shndërruar në deponi prej kur ka ardhur kjo si kryetare”, thotë Emrushi 68 vjeçar nga Çairi, i pyetur nga Zhurnal nëse janë zgjeruar paqrqet në këtë komunë siç pat premtuar Arsovska. “Filloi pak, por ende nuk ka diçka”, thotë një bashkëmoshatar i tij.

“Le të vazhdoje kështu Danella por zgjedhjet vijnë shpejt. Vjen capi te kasapi kanë thanë pleqt”, thotë Avdiu 43 vjeçar nga Saraji.

Ankesa dhe vërejtje ndaj Arsovskës ka edhe në lagje shqiptare në komunat me shumicë maqedonase, si Buteli, Gazi Baba, Qendra, Gjorçe Petrovi, e kështu me radhë./Zhurnal