Departamenti i Shtetit: Eskobar shpreson për diskutime produktive në Shkup
Shkup, 24 gusht – “Eskobar udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s. Ai shpreson për diskutime produktive dhe të përbashkëta me krerët e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Departamenti i Shtetit.