Denoncime për bomba në 12 shkolla, në East Gate, City Mall, RTVM…

Ashtu si ditëve të kaluara, edhe sot në Shkup kishte disa paralajmërime për bomba.

Në emailat zyrtar të 12 shkollave të mesme u dërguan kërcënime kinse jan ëvendosur pajisje eksplozive, informon Zhurnal.

Denoncime të tilla janë paraqitur edhe në Radio Televizionin e Maqedonisë, në Qendrën Transportuese, në Qendrën Tregtare të Qytetit, në kullat e Xhevahir Sky City, në East Gate dhe në City Mall. Menjëherë pas denoncimeve, policia ka ndërmarë masat e nevojshme për evakuim të punonjësve dhe nxënësve ndërsa janë kontrolluar dhe objektet.

Kërcënime me bomba kishte edhe dje dhe atë madje në 47 shkolla të ndryshme./Zhurnal.mk