Dendias pas takimit me Berbokun shpreh kënaqësi për Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Athinë, 29 korrik – Jemi shumë të kënaqur nga konvokimi i Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, porositi ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias gjatë konferencës së parë për shtyp pas takimit në Athinë me homologen e tij gjermane, Analena Berbok dhe potencoi se Greqia u ka ndihmuar dhe do t’u ndihmojë të dyja vendeve në rrugën evropiane.

Shefat e dy diplomacive kanë biseduar për një sërë temash, të interesit të ndërsjellë dhe rajonal duke i përfshirë edhe marrëdhniet bilaterale, invazioni rus në Ukrainë, çështja e emigrimit, marrëdhëniet greko-turke ndërsa Dendias u përqendrua edhe në ngjarjet në Ballkanin Perëndimor.

“Qëndrimet tona përputhen, pasi të dyja vendet besojmë se e ardhmja e rajonit është familja evropiane dhe se nuk duhet të lejojmë ballkanizim të Ballkanit Perëndimor dhe as të lejojmë forca revizioniste, as të lejojmë ideologji revizioniste për ta plotësuar zbrazëtinë. Jemi shumë të kënaqur për konvokimin e Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Greqia u përpoq, aq sa mundet t’u ndihmojë këtyre dy vendeve në rrugën e tyre evropiane dhe do të vazhdojë me këtë”, theksoi Dendias.

Shtoi se gjithashtu, në takimin me Berbokun është folur edhe për dialogun Beograd – Prishtinë dhe situatën në Bosnjë e Hercegovinë.