Dendias: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë

Shkup, 25 maj – Greqia punon në mënyrë të përforcuar për sigurimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit. Besoj se rruga e vetme që të arrihen ato qëllime paraqet mbështetje të qartë dhe të plotë të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Jemi të sigurt dhe thellë besoj se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë, deklaroi pasdite shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Dendias theksoi se qartë japin mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe se vizita e tij në Shkup është që tregojë se janë “së bashku me ne në rrugën drejt Evropës”.

“Mendojmë se jemi aleat i juaji i afërt, do të japim mbështetje përkatëse që të avancohen marrëdhëniet midis vendeve tuaja në nivel bilateral dhe kjo tregohet edhe nga Plani i veprimit i cili është miratuar në Këshillin e parë më të lartë për bashkëpunim”, tha Dencias, duke përkujtuar se Greqia është e orientuar ndaj zbatimit të besueshëm dhe të drejtë të Marrëveshjes së Prespës.

Paralajmëroi se ka interes të madh të kompanisë së madhe greke për të investuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka të bëjë në stacionin për prodhimin e energjisë elektrike, investim në vlerë prej 200 milionë eurove.

“Më gëzon fakti tha se ekonomia jonë bashkëpunon gjithnjë e më afër dhe më fuqishëm, ndërsa tani më i kemi prekur nivelet para pandemisë dhe kjo për ne është një kënaqësi e madhe për të dëgjuar se investimi grek është në nivel shumë të lartë në vendin tonë”, theksoi Dendias.

Sipas ministrit Osmani, perspektiva evropiane në rajon është çështje e interesit të sigurisë edhe për ne edhe për Evropën.

“Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë është mënyra më e mirë që të kthehet kredibiliteti evropian në rajon dhe në këtë drejtim më gëzon që e kemi mbështetjen e plotë të Greqisë”, theksoi Osmani.

Pushtimi rus në Ukrainë, megjithatë, konsideron ministri, tregoi se rajonit i nevojitet investim shtesë në rezistencën nga kërcënimet. Si aleatë të NATO-s, thotë Osmani, kemi obligim të kujdesemi për stabilitetin rajonal dhe kemi qasje të koordinuar në interes të rajonit dhe të Evropës.

Ai potencoi se Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë vende të cilët janë fqinj të mirë dhe i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të ndërsjella  duke krijuar parakushte për miqësi të përhershme.

“Kjo paraqet një model të mirë me të cilin vendet e rajonit mund të kontribuojnë për të investuar në stabilitetin rajonal dhe evropian. Më gëzojnë të dhënat për bashkëpunim ekonomik. Vitin e kaluar 2021 këmbimi i përgjithshëm tejkaloi 934 milionë euro, me çka këmbimi e arriti nivelin prej para pandemisë. Të dhënat për tremujorin e parë të këtij viti tejkaluan 350 milionë euro që tregon se këtë vit duhet të presim këmbim të ndërsjellë të tejkalojë një miliardë euro. Greqia është me shumë investime dhe pres që trendi në rritje të rritet”, tha Osmani.