Denari stabil, sektori bankar në mënyrë adekuate i kapitalizuar

Denari mbetet stabil, ndërsa në periudhën e ardhshme nuk priten presione ndaj rezervave devizore. Qëndrueshmëra e sistemit bankar është ruajtur, me ç’rast kapitalizimi është adekuat dhe stabil, ndërsa kreditë jofunksionale mbeten në nivel të ulët. Kjo thuhet në raportin e Agjencisë për rejting kreditor “Standard dhe Purs”, ku konfirmohet rejtingu kreditor i vendit BB – me pamje stabile.

Agjencia potencon trendet e volitshme te rezervat devizore, të cilat në fund të vitit 2022 kanë arritur 3,9 miliardë euro. Siç konstatojnë nga “Standard dhe Purs”, gjatë muajve të kaluara çmimet e energjenave po stabilizohen, e prej aty nuk priten presione më të mëdha ndaj rezervave devizore gjatë vitit përmes këtij kanali. Në mënyrë shtesë, sipas pritjeve të tyre, rezervat do të vazhdojnë të rriten, ndërsa kursi devizor mbetet stabil, ndërsa as në kursin e denarit nuk priten ndryshime.

Nga “Standard dhe Purs” në raportin për rejtingun kreditor të vendit, njoftojnë se për dallim nga vendet e tjera në rajon, lidhjet e sektorit financar të ekonomisë vendore me Rusinë janë të vogla, me çka shmagen efektet e drejtpërdrejta negative transmetuese për sistemin bankar vendor nga kriza.  Në pikëpamje të sektorit bankar, Agjencia e potencon stabilitetin e tij, në kushte kur kreditë jofunksionale mbeten të ulëta, në nivel të 3,2 për qind, ndërsa shkalla e kapitalizimit të sektorit bankar është adekuate dhe stabile dhe është 17,7 për qind.

Në kuadër të raportit, theksohen masat që Banka Popullore i ndërmerr, lidhur me likuiditetin, ndryshimet në politikën e interesit dhe në rezervën e obliguar, si masa makroprudente. Me këtë rast, theksohet roli i tyre për stabilizimin e inflacionit, përkrahjen e procesit të denarizimit të ekonomisë, si dhe përforcimin e mëtutjeshëm të rezistencës së sistemit bankar.