Dëmtohet tabela ku shkruante emri i klubit të ri bullgar në Ohër “Mbreti Borisi i Tretë”

Ohër, 12 tetor – Është dëmtuar tabela ku shkruheshte emri i klubit kulturor bullgar në Ohër “Mbreti Borisi i Tretë”. Rastin për Ohridnews e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski i cili thootë se është denoncuar dëmtim i tabelës me mbishkrim të emrit të shoqatës mbi objektin e klubit, informon Zhurnal.

“Rreth orës 12:45 kemi marë njoftim për një pjesë të dëmtuar të emrit të shoqatës mbi hapësirën e klubit. Pjesë e tabelës është dëmtuar. Për momentin SPB Ohër kryen inspektim në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB Ohër.

Ndryshe klubi ishte hapur para pesë ditëve në një atmosferë tensionuese ku përmes protestave, qytetarët e Ohrit shprehën pakënaqësinë e tyre kundër emrit të klubit duke thënë se është provokim.//Zhurnal.mk