Demonstruesit në Bagdad e sulmuan ndërtesën e Parlamentit
Qindra ndjekës të liderit fetar shiit me ndikim, Moktada al-Sadër sot e sulmuan parlamentin për herë të dytë këtë javë në shenjë proteste kundër përpjekjeve për formimin e qeverisë së partitë proiraniane.
Forcat irakiane të sigurisë u përpoqën t’i pengojnë demonstruesit për të hyrë në ndërtesën e parlamentit duke shfrytëzuar gaz lotsjellës dhe bomba tymi.
Në protestën në zonën e gjelbër në Bagdad ku gjenden institucionet ka mijëra njerëz. Para se ta sulmojnë parlamentin, ata i hoqën barrikadat e vendosura rreth asaj zone.
Siç transmeton Beta, disa persona janë lënduar.

