Dëme milionëshe të pyjeve nga zjarret, nevojiten 5 dekada për renovimin e tyre

Shkup, 11 gusht – Në 2 vitet e fundit dëmet nga zjarret shkuan deri në 14 milion euro. Dëmi nga zjarret e sivjetshme do të konfirmohet më tej. Për renovimin e sipërfaqes së djegur, sipas pyjeve të Maqedonisë, nevojiten rreth 50 vite, transmeton Zhurnal.
Dëmet nga zjarret që ende janë aktive në vend do të dihen pasi të lokalizohen, por nëse meren parasysh numrat nga vitet e fundit bëhet fjalë për shuma milionëshe. Mijëra hektarë pyll u dëmtuan në periudhën e kaluar, ndërsa autoritetet ende po luftojnë me zjarret. NGa 3 gushti u vendos ndalesë për lëvizje në male në gjithë vendin.
Drejtoresha e NP Pyjet Kombëtare, Juliana Nikollova, thotë se për momentin nuk mund të vlerësohen dëmet përshkak se duhet të përfundojë procesi që të mund të përllogariten.
“Pas përfundimit të stuhisë, ne kemi ekipe të cilat dalin në teren dhe vërtetojnë dëmet që janë shkaktuar, sikurse materialisht dhe finansiar, ashtu edhe më gjerë. Këtu varet nga lloji i drunjëve dhe në çfarë sipërfaqe janë djegur dhe kështu ne do të bëjmë vlerësime pas përfundimit të stuhisë së zjarrit”, tha Nikollova.
Për dy vite, dëme prej 14 milion euro
Në vitin 2020, sipas raportit vjteor të Pyjeve të Maqedonisë në vend ka patur rreth 102 zjarre. Gjithsej është djegur hapësirë prej 1233 hektarëve. Masa e djegur e drunjëve ka qenë 8138 m3 ndërsa dëmi që është shkaktuar është vlerësuar rreth 1,3 milion euro.
Në vitin 2019 sipas raportit vjetor në vend ka patur 402 zjarre apo katër herë më tepër se në vitin 2020. Humbjet janë shumë të mëdha, janë djegur 15675 hektarë. Masa e djegur e drunjëve ka qenë 95.938m3. Dëmin që e kanë shkaktuar zjarret ka qenë rreth 13 milion euro.
Sa kushton mbjellja e drunjëve varet nga sipërfaqja, nga lloji i tokës dhe çfarë drunjë do të mbjellen. Sipas Nikollovës, nevojiten disa dekada për renovimin e sipërfaqeve të djegura.
“Në konsultim me disa kolegë ekspertë, rreth 50 vite nevojiten që të kthehet gjendja ashtu siç ishte para s të digjet”, theksoi ajo.
Qeveria më 5 gusht shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Në vitin 2020, mbjellje të drunjëve gjithsej ka patur në 569 hektarë. Për tre vite janë mbjellur 2493 hektarë tokë.//Zhurnal.mk