Delegacione të Maqeodnisë së Veriut dhe të Bullgarisë do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit
Shkup, 3 shkurt – Me rastin e shënimit të 150 viteve nga lindja e Goce Dellçevit, nesër në varrin e Goce Dellçevit në kishën Shën Spasi, një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga ministrja e Kulturës Kostadinovska Stojçevska dhe zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaku, do të vendos lule së bashku me delegacione nga Republika e Bullgarisë.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut e përshëndet pjesëmarrjen e delegacioneve nga Bullgaria në shënimin e 150-vjetorit nga lindja e, për ne, personalitetin më të rëndësishëm historik për vendin tonë, me çka, të dy shtetet vazhdojë me përpjekjet për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe përforcimin e besimit”, qëndron në paralajmërimin e Sektorit për marrëdhënie me opinionin.
Paraprakisht, pres shërbimi i Qeverisë bullgare njoftoi se kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov nesër do të vendos lule para përmendores së Goce Dellçevit në Kopshtin Borisov në Sofje, me rastin e 150-vjetorit nga lindja e tij.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, së bashku me kryeministrin bullgar, Petkov do të jetë edhe u.d. ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Vlladimir Kërstevski.

