Delegacion i Riksdagut suedez për vizitë në Kuvend
Shkup, 22 shkurt – Delegacion i grupit drejtues për zhvillim demokratik të Riskdagut suedez, i kryesuar nga Lota Jonson Fornarve, kryetare e Grupit drejtues, qëndron për vizitë në Kuvend ku do të marrë pjesë në diskutimin e tryezave të rrumbullakëta me temë: “Të hapur dhe transparent”
Në tryezën e parë me titull “Debate mbikëqyrëse dhe përfshirje e ekspertëve” do të marrin pjesë edhe deputetët Gordana Siljanovska-Davkova dhe Aleksandar Veljanovski nga VMRO-DPMNE, Fadil Zenderi nga BESA dhe Martin Kostovski nga LSDM.
Në tryezën e dytë të rrumbullakët me temë “Marrëdhëniet me publikun dhe planet për zhvillim të kanalit parlamentar” do të debatojnë Joar Forsel nga Partia Liberale e Suedisë, Arbana Pasholli nga BDI, Maja Moraçanin nga RDM dhe Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët
Kjo do të pasohet nga një përmbledhje e diskutimeve në grup, Kodi i sjelljes për deputetët për secilin parlament, një shkëmbim përvojash midis Terez Lindberg të Partisë Social Demokrate suedeze dhe Martin Kostovskit të LSDM-së, dhe vëzhgimet përmbyllëse dhe një përmbledhje nga Fadili Zendeli dhe Lota Jonson Fornar, të cilët janë kryetarë të Grupit drejtues.