Delegacion i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në konferencë në Kosovë

Prishtinë, 17 qershor – Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Parlamentare në temë “E ardhmja e transportit”, në Prishtinë, informojnë nga Kuvendi.

Në delegacion marrin pjesë anëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji: Nenad Kociq, Lupço Ballkoski, Ollga Llozanovska, Berat Ajdari, Surija Rashidi, si dhe zëvendësanëtari i Komisionit, Mirçe Axhioski.

Konferenca Parlamentare Ndërkombëtare organizohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ON-Habitat Kosova, Fridrih Ebert Shtiftung, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Demokratik Nacional

Në hapjen pritet që fjalim hyrës të kenë: Fitore Pacolli Dalipi, kryetare e Komisionit për Mjedisin Jetësor, Ushqimin, Bujqësinë, Planifikimin dhe Zhvillimin, Rene Shle, drejtor i FESH për Kosovën, Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu pritet që fjalime të kenë edhe disa ekspertë të fushës së transportit, si dhe përfaqësues të parlamenteve të Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë me temën: “Lëvizshmëria e qëndrueshme dhe dekarbonizimi në Ballkanin Perëndimor”, njoftojnë nga Kuvendi.

Në ditën e dytë të Konferencës Parlamentare Ndërkombëtare pritet edhe takimi me z. Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës.

“Pjesëmarrja në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare është me rëndësi të madhe pasi pritet të shkëmbehen përvojat dhe praktikat lidhur me reformat në sektorin e transportit, transportin e qëndrueshëm, lëvizshmërinë urbane dhe dekarbonizimin sipas shembullit të vendeve anëtare të BE-së”, thonë nga Kuvendi.