Dehari do të jetë bartësi i vetëm i flamurit në Lojrat Olimpike Dimërore në Pekin
I vetmi bartës i flamurit të Maqedonisë së Veriut në hapjen e Lojrave Olimpike Dimërore në Pekin për vitin 2022 do të jetë Dardan Dehari, pasi Ana Cvetanovska nuk do të mund ta mbajë flamurin për shkak të kontaktit të ngushtë me trajnerin e saj.
Siç lajmëron “Tristar”, Cvetanovska është negative në të gjitha testet ndaj Kovid-19, por për shkak të kontaktit të ngushtë me trajnerin e saj Borçe Jovanoski, i cili është dy herë pozitiv me Kovid-19, nuk do të mund ta mbajë flamurin e Maqedonisë së Veriut.
Nëse do të ketë dy teste të njëpasnjëshme negative, me miratim të posaçëm, Borçe Jovanoski do të mund të kthehet menjëherë në fshatin olimpik të Pekinit nga kovid-hoteli i posaçëm.