Dëbohet edhe një diplomat rus, konfirmoi Osmani

Shkup, 17 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konfirmoi sot se një diplomat rus është shpallur persona nën grata dhe është dëbuar nga vendi.

“Meqë informacionet e këtij lloji zakonisht janë të karakterit të besueshëm, nuk mund të hyj në detaje, megjithatë MPJ gjithmonë sapo të marrë informacione të konfirmuara dhe të dokumentuara për sjelljen e diplomatëve të huaj të akredituar që janë në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës ndërmerr masa për mbrojtjen e sigurisë nacionale, megjithatë edhe sigurinë e aleatëve në Aleancën të cilës i takojmë. Kështu që, informacioni është i saktë”, deklaroi Osmani.

Një pjesë e mediave publikuan se bëhet fjalë për zëvendësatasheun ushtarak në Ambasadë, i cili ka bërë veprime të papërshtatshme diplomatike me atë që nuk i ka respektuar rregullat diplomatike në Maqedoninë e Veriut.

Në maj të këtij viti MPJ e shpalli një diplomat të Ambasadës ruse si person të padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rusia atëherë reagoi me ndërmarrjen e masave reciproke, gjegjësisht me dëbimin e një të punësuari tonë në Ambasadën e vendit tonë në Moskë.