Debati i komisionit për përcaktimin e propozimit për ndryshime kushtetuese nis me qëndrime të pandryshuara
Shkup, 25 korrik – Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese në Kuvend, sot do të fillojë seancën numër 1 me një pikë të vetme në rendin e ditës – Propozim për aderim në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me udhëzime për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas miratimit të rendit të ditës, pritet propozimin në 30 minuta ta shpjegojë kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas tij të flasin anëtarët dhe zëvendësiët e regjistruar të këtij organi ligjvënës, ndërsa më pas të drejtë fjale do të kenë edhe deputetët tjerë.

Qeveria të martën e kaluar ka dorëzuar në Kuvend propozimin për ndryshime kushtetuese. Ndërhyrjet në Kushtetutë, siç theksohet nga Qeveria, i referohen shtimit të pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, kur numërohen pjesët e kombeve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vllah, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vendoset presje dhe shtohen: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian. Në përputhje me këtë, edhe në Komisionin për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve është bërë një amendament për të ruajtur barazinë e përfaqësuesve në Kuvend të të gjitha komuniteteve të përcaktuara në Preambulën e Kushtetutës.

Paralajmërimet janë se në Komisionin për Çështje Kushtetuese të regjistruar për fjalim do të ketë nga të gjitha grupet parlamentare të cilët do t’i shpjegojnë qëndrimet e tyre, si dhe në komision do të marrin pjesë deputetë nga opozita VMRO-DPMNE, e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese.
Kryetar i Komisionit për Çështje Kushtetuese sipas detyrës zyrtare është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendës i tij është Arta Bilalli-Zendeli, anëtarë të Komisionit janë Daniela Stojanovska Panovska, Nenad Kociq, Martin Kostovski, Emilia Rambabova, Ilija Nikollovski, Daniela Markoska, Marija Angelova, Antonio Milloshoski, Jovan Jauleski, Lidija Petkoska, Gordana Siljanovska Davkova, Dafina Stojanoska, Ivan Stoilkoviq, Fisnike Bekteshi Shaqiri, Remzi Mehmedi, Ane Laskoska dhe gjashtëmbëdhjetë deputetë të tjerë janë zëvendës anëtarë të Komisionit.
Neni 196, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit përcakton se hetimi i propozimit për aderim në ndryshimin e Kushtetutës në Komisionin për Çështje Kushtetuese duhet të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune. Gjatë hetimit, një anëtar i Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe një deputet mund të flasin disa herë gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në kërkim mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta në total.
Sipas kumtesës së Kuvendit, duke pasur parasysh se 2 gushti është ditë jopune, ndërsa seanca për Çështje Kuvendore tashmë është caktuar për 27 korrik, puna e Komisionit për Çështje Kushtetuese pritet të përfundojë në periudhën 7-9 gusht.
Koalicioni qeverisës i përbërë nga LSDM, BDI, LDP, DOM, Aleanca për Shqiptarët dhe partitë tjera më të vogla do ta mbështesin iniciativën për ndryshime kushtetuese. Sipas kornizës së negociatave, Maqedonia e Veriut duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese deri në fund të nëntorit, kur përfundon skriningu për vendin, pas së cilës duhet të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare. Nëse kjo nuk ndodh, ka paralajmërime se procesi i negociatave me BE-në mund të ndalet.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në pothuajse të gjitha fjalimet e tij thekson nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që vendi të vazhdojë procesin e integrimit evropian. Njëkohësisht ai u bën thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese. Pas dorëzimit të amendamenteve në Kuvend, më 19 korrik, ai theksoi se pret të ketë një diskutim të frytshëm, një diskutim konstruktiv për ndryshimet kushtetuese dhe se uron një konsensus ndërpartiak për vazhdimin e integrimit evropian të shtetit.
“Tani varet nga ne, nga vendimet që do të marrim, si dhe në çfarë mënyre dhe sa shpejt do të vazhdojmë dhe përfundojmë rrugën e integrimeve evropiane, tha Kovaçevski. Këto ndryshime kushtetuese, siç tha atëherë Kovaçevski, nuk prekin asnjë çështje identitare.

Lideri i partisë opozitare Hristijan Mickoski dje tha se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë dhe se ai është i mbështetur nga organet e partisë dhe grupi parlamentar.
“Qëndrimi ynë është i argumentuar mirë dhe nuk ka ndryshuar deri më tani. Nuk shoh asnjë arsye, nën një presion të tillë, që të ndryshohet. Ai është i përkrahur edhe nga organet e partisë, nga grupi parlamentar dhe presim sjellje evropiane nga partnerët tanë strategjikë dhe me një qeveri të ardhshme të ulemi, një pjesë e atyre rrethanave që janë problematike dhe ne na shqetësojnë do të ndryshohen, tha Mickoski.
Ai konfirmoi se nesër do të jenë të pranishëm në Kuvend kur pika do të futet në rend dite dhe siç tha ai, anëtarët e Koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të votojnë kundër.
Opozita gjithashtu kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të shpejta parlamentare.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, të dielën nga Pusteci tha se pret që në muajt e ardhshëm “të kemi bisedime intensive ndërmjet pushtetit dhe opozitës, në të cilat më në fund do të mund të bindemi se ky është një moment strategjik që nuk duhet ta humbim për të ardhmen e vendit”. Pendarovski tha se nuk pret që hapja e Kushtetutës të ndodhë në gusht.
“Qëndrimet e dy grupacioneve në Kuvend janë shumë të qarta dhe deri më tani nuk kanë ndryshuar. Nga e marta më tej fillon procedura në Parlament”.
Nuk pres faza e parë e votimit për hapjen eventuale të ndryshimeve kushtetuese të ndodhë në gusht, kam pritshmëri se kjo do të jetë me siguri pas pushimeve vjetore, diku nga fundi i shtatorit. Ndryshe, e gjithë korniza kohore e cila pritet eventualisht ta ndryshojmë Kushtetutën duhet të përfundojë formalisht deri më 30 nëntor, derisa zgjat skriningu, potencoi Pendarovski.

Kryetarja e grupit punues për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska, në intervistën për MIA-n thotë se situata në të cilën është për momentin Maqedonia e Veriut në aspektin e ndryshimeve kushtetuese është marrëdhënie midis shtetit dhe Bashkimit Evropian, e jo Bullgarisë.
“Pra, palë në këtë proces janë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian. Qëndrimi i opozitës për mohimin e plotë të nevojës për ndryshime kushtetuese vetëm duke justifikuar se bëhet fjalë për diktat ose presion bullgar, duke marrë parasysh marrëdhëniet e deklaruara të shtetit tonë dhe BE-së, është plotësisht i pabazuar”, thotë Caca Nikollovska.
Informacioni me propozim-ndryshimet kushtetuese janë miratuar në seancën e 171-të të Qeverisë, të mbajtur më 18 korrik 2023.

