Debat publik “Ndryshimi i rregullores për planifikim urbanistik – nevojë ose rrezik nga korrupsioni”
Shkup, 16 shkurt – Debat publik me temën “Ndryshimi i rregullores për planifikim urbanistik – nevojë ose rrezik nga korrupsioni”, do të mbahet sot përmes platformës elektronike ZUM, në organizim të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK).
Nga KSHPK besojnë se rregullorja ligjore dhe zbatimi i kontrollit në përgjithësi, ndërsa verçanërisht në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik, më së shpeshti gjenerojnë rrezik nga korrupsioni, duke e marrë parasysh atë që bëhet fjalë për një proces në kompetencë të pushtetit qendror dhe lokal, i cili kushton shumë dhe njëherit lë hapësirë për presione dhe ndikime.
“Në procesin e prioretizimit të rreziqeve në pjesën e planifikimit urbanistik, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka shënuar disa probleme në lidhje me kapërcimin e interesit privat mbi atë publik gjatë sjelljes së planeve urbanistike detajore, rishpërndarje të tokës, jostransparencë gjatë sjelljes së planeve urbanistike detajore ekzistuese ose sjellje e planeve të reja dhe zbatim i kontrollit”, citohet në kumtesën e KSHPK-së.
Me qëllim të mënjanimit të rreziqeve rregullatore në këtë fushë, nga KSHPK besojnë se të gjithë duhet të bëjmë përpjekje për vendosje të sistemit i cili do të themelohet në rregullore e cila nuk do t’i rrezikojë parimet e qeverisjes të së drejtës, zhvillimin planor të planifikimit hapësinor dhe urbanistik dhe respektimin e të drejtës kushtetuese të garantuar të qytetarëve për rregullim dhe humanizim të hapësirën dhe mbrojtje e përparim të mjedisit jetësor dhe të natyrës.
Debatin publik do ta hap kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe anëtari i KSHPK-së, Nuri Bajrami.
Është paralajmëruar fjalim i Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Andrijana Andreeva, drejtoreshë e Agjencisë për Planifikim të Hapësirës, Danella Arsovska, kryetare e BNJVL-së, Sllagjana Taseva, kryetare e Transparensi Interneshënall Maqedoni dhe Mishko Ralev, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve.

