Debat publik me temë “Për reformë të vërtetë në decentralizimin fiskal”

Shkup, 30 janar – Instituti për Politika publike “Arbën Xhaferi”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, sot në Shkup organizon debat publik me temë “Për reformë të vërtetë të decentralizimit fiskal”.

Qëllimi i debatit, siç ceket, është t’i ndajë leksionet e mësuara dhe të sigurojë rekomandime për politikat për reformë të mëtejme të decentralizimit, përfshirë kompetencat dhe shpërndarjen e mjeteve nga niveli qendror.

Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarëve të komunave të Gostivarit, Arben Taravari, të Tetovës, Billa Kasami, të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe Arben Fetai, drejtor i Institutit për politika publike “Arbën Xhaferi”.