Debat publik “Inovacione në kohëra turbulente”
Shkup, 6 prill – “Inovacione në kohëra turbulente” është titulluar debati i sotëm publik në kuadër të nismës ndërqeveritare Free Market Road Show®, që do të mbahet në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.
Debati publik në organizim të Qendrës për ekonomi austriake nga Vjena dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup është në kuadër të 2022 Free Market Road Show®. Free Market Road Show, nismë evropiane për promovimin e parimeve në ekonominë tregtare dhe paraqet tubim të liderëve eminentë nga biznesi, shkencëtarë dhe studentë, kreatorë të mendimit publik, ekspert për politika, diplomatë dhe grupe tjera të interesit, të cilët diskutojnë në çështjet aktuale shoqërore.
Siç është paralajmëruar, në debat do të marrin pjesë Lorens Rid (Fondacioni për edukim ekonomik), Kristofer Lingël (Universiteti Francisko Morokin në Guatemala), Nikos Sotirakopulos (Instituti Ajn Rand), Hristina Runçeva Tasev (Fakulteti Juridik, “Justianiani i Parë” – Shkup). Aleksandra Janeska – Iliev (Fakulteti Ekonomik, USHCM – Shkup) dhe Jordan Trajkov (verëtaria Popova kulla).

