Debat në temë a është i mundur anëtarësim më i shpejtë në Bashkimin Evropian
Shkup, 19 qershor – Debat interaktiv në temë “Maqedonia e Veriut mes Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit: a është i mundur anëtarësim më i shpejtë në Bashkimin Evropian? sot do të mbahet në Shkup në organizim të Shoqatës për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” në bashkëpunim me kabinetin e ish presidentit Branko Cërvenkovski.
Në këtë aktivitet fjalë hyrëse do të kenë ish presidenti Cërvenkovski dhe ish ambasadori dhe kryetari i “Këshillit të ambasadorëve” Muhamed Halili, ndërsa në debat do të marrin pjesë ambasadorë, profesorë universitarë, deputetë, ish ministra, biznesmenë, anëtarë të Odave ekonomike,…

