Debat me temë “Ballkani Perëndimor dhe BE-ja në kontekstin e sfidave të reja politike dhe të sigurisë”

Shkup, 25 mars – Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është synim strategjik jo vetëm për ato, por për të gjithë BE-në, gjë që tani shihet në kontekstin e sulmit rus ndaj Ukrainës. Duhet t’i jepet perspektivë e qartë për të shmangur ndryshim në opinionin publik në lidhje me BE-në dhe për t’u lënë hapësirë ​​palëve të treta për të vepruar. Por në të njëjtën kohë, si vendet kandidate ashtu edhe ata që duan të jenë, duhet të deklarojnë se në cilën anë janë, në anën e BE-së apo të Rusisë.

Këto janë disa nga mesazhet e dërguara nga pjesëmarrësit në debatin “Ballkani Perëndimor dhe BE-ja në kontekstin e sfidave të reja politike dhe të sigurisë” e organizuar nga Ambasada gjermane në Shkup, me rastin e vizitës së Sabine Shter, drejtoreshë për Politikë Evropiane dhe Suzane Shuc drejtoreshë për vendet e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Sabine Shter, drejtoresha për politikë evropiane, në kontekst të kësaj çështje me konfliktin e Rusisë dhe Ukrainës thotë se pikat e dobëta janë mbrojtja dhe çështja deri ku BE-ja është e gatshme të shkojë në mbështetje për Ukrainën.

Sipas saj nuk ka zgjidhje afatshkurte dhe fund të shpejtë për shkatërrimet e luftës në Ukrainë.

Në debat fjalim mbajti edhe Nenad Markoviq, anëtarë i Këshillit për Siguri të presidentit të shtetit sipas të cilit mundësia për ndikim në vendet e treta në vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jetë rezultat i procesit të zgjatur dhe stagnimit në integrimit.

Në lidhje me rezistencën e qëndrueshme drejtë, siç tha ai, ndikimeve me qëllim të keq dhe nëse mund të arrihet, ai nuk është optimist.

Metodi Haxhi Janev, profesor i Akademisë ushtarake në Shkup, konsideron se ngjarjet në Rusi dhe Ukrainë janë në kontekst të konkurrencës së re gjeostrategjike, që, mendon, është diçka që akoma nuk pranohet. Ai konsideron se kjo se çfarë po ndodh tani është pasojë, siç tha ai, dominimit liberal gjatë 25 vjetëve të kaluara.

“Ajo (udhëheqje) ka çmim dhe këtë çmim po e paguajmë. Mbrojtjen dhe sigurinë e morën si të gatshme dhe nuk i kuptuam seriozisht kërcënimet që Putini i dha para shumë vitesh edhe para se të bëjë pushtimin e Krimesë dhe aneksimin”, tha Haxhi Janev.

Sipas tij, çështjet dypalëshe që po pengojnë procesin e euro-integrimeve të Ballkanit Perëndimor po rezultojnë vetëm me skepticizëm në mendimin publik drejtë BE-së dhe i ushqejnë regjimet autoritare të veprojnë.