Debat “Arma e paligjshme dhe krimi i organizuar: gjithçka është e lidhur”
Shkup, 16 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në onlajn ngjarjen e sotme në temë “Arma e paligjshme dhe krimi i organizuar: gjithçka është e lidhur”, në organizim të Shoqatës së qytetarëve CIVIL, theksoi se Strategjia kombëtare paraqet kornizë të përgjithshme të aktiviteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që janë orientuar para së gjithash në kontrollin, ndaj parandalimit të çrrënjosjes së përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta, të komponentëve të tyre, si dhe të municionit.
Ato, theksoi Spasovski, paraqesin udhëheqës për avancimin e masave ekzistuese, si dhe për zhvillimin e masave të reja, mekanizma, instrumente për kontroll, parandalim dhe çrrënjosje të përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta.
“Shuarja e këtij lloji krimi në fushën e tregtisë së paligjshme të armëve dhe municionit, përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit në krime në fushën e krimit të organizuar, krimit të dhunshëm, trafikut të paligjshëm të drogës dhe fushave të tjera, është një segment i rëndësishëm në trajtimin e rreziqeve. dhe kërcënimet për sigurinë e brendshme të çdo shteti. Por gjithashtu ndihmon në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe globale. Ndërtimi dhe vendosja e sistemit përmes vendosjes së procedurave, mekanizmave të posaçëm për kontrollin e qarkullimit të ligjshëm dhe të paligjshëm të armëve, kanë ndikim të madh në siguri”, tha ministri Spasovski.
Për rolin e armatës në kontrollin e armëve dhe si në një sistem të NATO-s ndihmon në realizimin e operacioneve të cilat kanë të bëjnë me kontrollin e armëve, foli ish-ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Theksoi se armata, së bashku me shërbimin mbrojtës për zbulim ushtarak janë elementet kryesore që do të duhej t’i sigurojnë të gjitha informacionet dhe instrumentet asi të luftojmë kundër këtyre krimeve bashkëkohore. Në mënyrë shtesë, tha ajo, Armata është një nga institucionet e cila duhet të jetë simbol që integrimi të jetë simbol i kohezionit sepse është i pranishëm në vende të ndryshme.
“Përfaqësimi fillestar nga vetë fillimi së pari u promovua në radhët e armatës dhe të policisë dhe kështu zvogëlohen shanset edhe për radikalizim brenda në strukturat, kështu ndikohet në zvogëlimin e gjuhës së urrejtjes, ashtu punohet edhe në shkeljen e stereotipeve. Një shtet si Maqedonia e Veriut që është karakteristike me dallimet etnike, të gjuhës dhe religjioze duhet të punojë shumë më shumë në integrimin e tij të brendshëm që të përballet me krimin e quajtur ekstremizëm i dhunshëm ose terrorizëm. Mendoj se kjo edhe në Armatë edhe në strukturat e sigurimit e kuptuam dhe e punojmë shumë seriozisht”, tha Shekerinska.

