Debat “Agjenda e gjelbër” burime të rinovueshme, ushqim vendor, tregje evropiane”

Shkup, 17 nëntor – “Agjenda e gjelbër – burime të rinovueshme, ushqim vendor, tregje evropiane” është tema në ngjarjen e dytë nga seria e ngjarjeve kushtuar Raportit vjetor të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për 2022 “Në rrugën evropiane: Reforma të reja”, mundësi të reja”, që do të mbahet sot në Shkup, nikoqir i së cilës është zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Fjalim hyrës në ngjarje do të ketë zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, ndërsa janë planifikuar debate për Klaster 4 – Agjendë e gjelbër dhe ndërlidhje e qëndrueshme dhe Klaster 5 – burimet, bujqësia dhe kohezioni.

Në debatin e parë panelistë janë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe koordinator i Klasterit 4, Naser Nuredini, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, kryetari i Komunës së Vallandovës dhe anëtar i Bordit drejtues të BNJVL, Pero Kostadinov, drejtor i Agjencisë për energjetikë, Dario Nikollovski dhe Olimpia H. Zaevska, ligjëruese në Shkollën e biznesit në Kopenhagë.

Panelistë në debatin për Klasterin 5, “Resurset, bujqësia dhe kohezioni” janë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimi rural – IPARD Nikica Baçovski, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Nikollçe Babovski, kryetari i OJQ-së “Rrjeti rural”, Petar Gjorgievski dhe Orhideja Kaloshevska, korniza investuese për Ballkanin Perëndimor.